Flash News

KRYESORE

Pas lëkundjeve të fuqishme në Alaskë, rrezik për cunam. Thirrje qytetarëve për t’u larguar

Alarmi për cunam është lëshuar në SHBA pas një tërmeti të fuqishëm 8 ballësh të regjistruar në bregun jugor të Alaskës. Epiqendra e tërmetit ishte 300 km në jug-lindje të Kodiak në një thellësi prej 10 km, bën me dije Instituti Gjeologjik i SHBA.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA tha se të rrezikuara janë zonat si; Kalifornia, brigjet e British Columbia dhe Alaska. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kërkojnë strehim në baza më të larta të zonave të prekura.

 Qendra Paralajmëruese e Cunamit tha se, bazuar në parametrat e tërmetit paraprak, valët e rrezikshme të cunamit janë të mundura.

Të fundit