Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas letrës, akademiku Fuga u përgjigjet studentëve: Dukuni! Lëvizni! Pres nga ju!
Një grup studentësh i kanë drejtuar para disa ditësh një letër rektorit të Universitetit të Tiranës, publikuar dhe në disa media, ku i kërkonin që pas diplomimit të merrnin pa vonesë dokumentin. Pas letrës Rektori u është përgjigjur duke u thënë se do të mundohej sa më shpejt ta zgjidhte problemin, për të cilin nuk ishte në dijeni.
Për këtë qëndrim të tyre, studentët kanë kërkuar dhe mendimin e akademikur Artan Fuga, i cili u kërkon studentëve që të luftojnë për të drejtat e tyre, duke u dhënë dhe disa këshilla.
Fuga ndër të tjera shprehet se nuk është dakord që në statutin e UT që po debatohet prej muajsh në senatin e UT, të drejtat e studentëve dhe ato të pedagogëve janë pothuajse inekzistuese.
“Unë nuk do të pajtohem kurrë me këtë gjendje të turpshme. Ngaqë studentët nuk kanë të drejtat e duhura, vijnë edhe shqetësime si ky i juaji’, shkruan Fuga, ndërsa u kërkon studentëve që të lëvizin e të reagojnë.
Letra e studentëve dhe reagimi i Artan Fugës:
Studentët nuk janë skllevër, ata duhet të kenë të drejta!
----------------------
Përgjigje një grupi studentësh që kërkojnë të pajisen me dokumentin e diplomës!
------------------------
Përshëndetje profesor!
Uroj të jeni mirë dhe punët t'ju kenë shkuar mbarë!
Kërkoj ndjesë për shqetësimin, por dua të ndaj diçka me ju, në emër të një grupi studentësh.
Para disa ditësh postuam në portale një letër për rektorin e Universitetit të Tiranës, dhe gjithashtu ia nisëm edhe atij letrën. Disa portale nuk e pranuan, por gjithsesi arritëm ta postonim. Rektori na ktheu përgjigje "pozitive", duke na thënë se do të mundohej sa më shpejt ta zgjidhte problemin, për të cilin nuk ishte në dijeni.
Ajo çka na bëri përshtypje pas kësaj, ishte se, në facebook na erdhi një njoftim që dëshmonte se ky postim ishte i padëshiruar për disa njerëz dhe duhej të fshihej. Nuk e dimë kush mund ta ketë bërë, por fatmirësisht postimi vazhdon të jetë.
Edhe diçka tjetër, vumë re se shumica e profesorëve tanë nuk reaguan. Me mosreagime të tilla jemi mësuar, por në këtë rast nuk e prisnim.
Kemi nevojë për mendimin tuaj.
Letrën po jua dërgojë poshtë.
Faleminderit!
Anxhela Lepuri
---------------------------------------
Përgjigje:
Prof. dr. Artan Fuga :
Studentët nuk janë skllevër, ata duhet të kenë të drejta në sistemin universitar publik dhe privat
-------------------------------------------
Përshëndetje Anxhela,
e mora shënimin tênd që m'a dërgoje bashkë me letrën tuaj, të një grupi studentësh, drejtuar rektorit të Universitetit të Tiranë, ku kërkonit që studenti, pas diplomimit, të merrte pa vonesë dokumentin e diplomës përkatëse.
Ndonëse më drejtoheni në mesenxher, unë po përgjigjem publikisht, hapur, sepse kështu parapëlqej, por edhe sepse çështja që ngrini është me interes për të gjithë studentët, si edhe sepse ju letrën drejtuar rektorit të Ut e keni bërë publike.
Përsa më keni shkruar po ju komunikoj këtë qendrim personal:
- Kërkesa e studentëve për të marrë menjëherë dokumentin e diplomës pas përfundimit të studimeve përkatëse është plotësisht e drejtë. Për këtë nuk ka asnjë justifikim as ekonomik, as financiar, as burokratik, që të realizohet menjëherë në të gjitha universitetet shqiptare.
Unë mendoj madje që duhet parashikuar edhe afati sa më i shpejtë brenda të cilit studenti pasi shlyen të gjitha detyrimet pajiset me këtë diplomë si edhe rregulla të tjera lidhur me këtë procedurë.
- Meqë ju kërkoni edhe mendimin tim për letrën tuaj drejtuar rektorit të UT, them se bëni shumë shumë mirë që paraqisni kërkesat tuaja. Poqese do të m'a kishit kërkuar këtë mendim dhe ndihmesë më parë, pra paraprakisht, do të kishte qenë në kohën e duhur sepse vërtet do të kisha dhënë edhe disa mendime se ku të drejtoheshit me efikasitet paraprakisht, si ta përcillnit letrën tuaj, si edhe si ta shkruanit atë me argumente më të forta dhe me një stil edhe më adekuat e pa shtesa ideologjike në të tilla raste. Por, pavarësisht këtyre, thelbi i letrës suaj është një kërkesë e drejtë. Eshtë shumë mirë që zoti Rektor u ka dhënë angazhimin e tij për zgjidhjen e saj dhe besoj se kështu do të ndodhi.
- Ju u shprehët se disa portale nuk e publikuan letrën tuaj, madje edhe profesorë tuaj, vini në dukje, nuk kanë reaguar ndaj shqetësimit tuaj. Këtu nuk duhet të mërziteni dhe të bini në pesimizëm. Eshtë e drejta e portaleve që të botojnë ose jo dokumenta, kërkesa, letra, etj. Por, mos mendoni që diçka që ka rëndësi për ju, ka rëndësi të njejtë edhe për botuesit e portaleve. Kjo është "abc" - ja e komunikimit. Ndërkohë, me të drejtë kërkoni një ndjeshmëri më të madhe nga ne pedagogët. Drejt e keni! Por, në këtë rast, mos e merrni për indiferentizëm. Unë jam i bindur se të gjithë pedagogët e konsiderojnë shumë të drejtë kërkesën tuaj. Por, jo të gjithë kanë mundur të njihen me të. Unë vetë u njoha me të kur m'a adresuat kërkesën tuaj në mesenxher. Aq më shumë që kjo është punë e administratave dhe kancelarëve dhe jo e pedagogëve.
- Unë problemin tuaj e mora vesh pasi ju më shkruajtët drejtpërdrejt. Prandaj, sapo u vura në dijeni, po reagoj menjëherë në të mirë të plotësimit të së drejtës që studenti të pajiset shpejt e pa vonesa me diplomën përkatëse. Ju jap fjalën që në mbledhjen më të parë të senatit akademik, nëse problemi nuk është zgjidhur deri atëhere, do ta ngre me peshën e vet këtë problem. Kam bindje gjithësesi se administrata do ta ketë zgjidhur problemin deri atë ditë.
- Përtej çështjes tuaj, shumë e rëndësishme, unë dua të tërheq vëmendjen tuaj si edhe të të gjithë studentëve të universiteteve të Shqipërisë, që të bëhen aktivë dhe të dalin nga gjendja e skllavërisë moderne sepse të drejtat e tyre janë fare të zbehta në ligjin për arsimin e lartë.
Unë kam ngritur me forcë që edhe në projektin statutin e UT që po debatohet prej muajsh në senatin e UT, të drejtat e studentëve dhe ato të pedagogëve janë pothuajse inekzistuese.
Me këtë nuk pajtohem dhe as do të pajtohem kurrë!
Unë nuk do të pajtohem kurrë me këtë gjendje të turpshme. Ngaqë studentët nuk kanë të drejtat e duhura, vijnë edhe shqetësime si ky i juaji.
Unë jam edukuar me frymën e revoltave studentore të vitit 1968 në Europë ku veç të tjerave, ata kërkuan të drejta për rininë kundër abuzimeve nga ana e burokracive politike dhe administrative të çdo sfere dhe niveli.
Në projekt-statutin e paraqitur nga ana e grupit të punës gati thuhet që studenti ka vetëm të drejtë të studjojë!!!
Kjo është detyrë edhe jo e drejtë!
Për këtë arsye kam qenë dhe jam kundër cungimeve dhe shtrëmbërimeve të tilla në atë projektstatut dhe për këtë kam përgatitur një dokument me rreth 20 të drejta themelore për studentët në Universitetin e Tiranës, që është padyshim lokomtiva e sistemit arsimor në Shqipëri pavarësisht të metave apo edhe dhe sulmeve të padrejta ndaj tij.
Unë kërkoj ndihmesën tuaj që të drejtat e studentëve, jo talljet me to, të përfshihen në statutet e të gjitha universiteteve publike dhe private, në ligjin për arsimin e lartë që po tregohet si i pazbatueshëm, dhe ka krijuar amulli në sistemin arsimor.
Ju me të drejtë kërkoni që pedeagogët të mos u lënë vetëm. Unë ju bëj thirrje të mos na lini vetëm kur luftojmë për të drejtat tuaja që ato të formulohen në statutet universitare.
Dukuni! Lëvizni !
Jo vetëm kur preket interesi juaj i drejtpërdrejtë!
Ju nuk jeni skllevër pa të drejta. Me skllevër nuk bëhet dot asnjë universitet! Studenti në qendër të mësimdhënies universitare!
Pres nga ju!
Me dashamirësi,
Artan Fuga
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38