Flash News

KRYESORE

Pas lirimit nga policia, Neritan Liçaj shfaqet i përlotur mes protestuesve: S'kam fuqi të flas

Pas lirimit nga policia, Neritan Liçaj shfaqet i përlotur mes

Pas lirimit nga komisariati, si një ndër të shoqëruarit e parë nga policia sot në orët e para të mëngjesit para nisjes së aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj është shfaqur sërish mes protestuesve sot ne mesditë.

Teksa është takuar me protestuesit, ai është shafqur në gjendje të rënduar emocionale edhe i përlotur pas ngjarjes së krijuar dhe pas rezistencës thuajse 3-vjeçare për mbrojtjen e godinës së TK.

Ndonëse mediat i janë afruar për ta pyetur lidhur me shoqërimin e tij, aktori nuk ka preferuar të flasë. “Jo sot, ju lutem më ndjeni, nuk mundem sot. S'kam fuqi të flas, më ndjeni”, u shpreh aktori.

Të fundit