Flash News

KRYESORE

Pas LSI-së, vjen dhe reagimi i PD-së për plehrat: Asgjë s’ka ndryshuar, po ju mashtrojnë

Pas LSI-së, vjen dhe reagimi i PD-së për plehrat: Asgjë

Pas reagimit të LSI-së për plehrat, ku Petrit Vasili u shpreh se Referendumi Popullor është zgjidhja e vetme, ka reaguar dhe Ervin Salianji i PD-së.

Deputeti demokrat shprehet se asgjë s’ka ndryshuar dhe se gjithçka është lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik.

“Presioni popullor dhe reagimi masiv e struku në mbrojtje taktike qeverinë, duke lajmëruar se është tërhequr përkohësisht nga tradhëtia kombëtare për të helmuar Shqipërinë!!

Kjo është vetëm lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik, asgje s'ka ndryshuar!

Shqiptarët mund dhe duhet të vendosin vetë për fatin e tyre jo një grup njerëzish që po sillen si pushtues”, shprehet Salianji.

Të fundit