Flash News

KRYESORE

“Pas Lu, edhe Kim s’hyn te njerëzit më popullorë, pozon me njerëzit e pasur”, si përgjigjet Arvizu

“Pas Lu, edhe Kim s’hyn te njerëzit më popullorë,

Ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka komentuar ambasadorët e mbërritur në Shqipëri pas tij, Donald Lu dhe Yuri Kim.

Ai është pyetur nga Adi Krasta në tv syri, nëse ata nuk janë njerëzit më popullorë në vend pasi ka një zhgënjim të madh.

“Mbas largimit të Arvizu, Lu dhe Kim nuk janë njerëzit më popullorë në vend, mjafton të shihni kundërshtimet e forta që i bëhen ambasadores në faqen e FB. Ka një zhgënjim të madh. Yuri Kim ka dhënë tre intervista për median pranë qeverisë. Pozon me njerëzit e pasur. Është e lumtur me ato që bën qeveria. A i ka thënë ambasadores se si të sillet?” pyeti Krasta.

“E para, meqë nuk jam ambasador mund të flas në mënyrë më pak diplomatike. Mendoj se ndryshimi që shikoj, dhe bie dakord me çdo gjë që thoni, mendoj se ndryshimi ka të bëjë se kushdo që është në detyrë në ambasadë, dhe sa më shumë dallime shikojmë që Shqipëria ka me SHBA dhe vendet perëndimore, kur unë isha atje, ishte një lloj sikur ishte fundi i ditëve të lavdishme.

Unë e njoh ambasadoren Kim shumë mirë. E njoh që nga viti 1996. E njoh edhe Donald Lu. Por Yuri është mikja ime personale. Jam akoma në kontakt me të. Nuk dua ta bezdis, por e inkurajoj shumë. Ajo është inteligjente dhe person me integritet. Ajo është shumë aktive. Duhet t’ia thoni vetë asaj”, tha Arvizu.

Të fundit