Flash News

KRYESORE

Pas Lubonjës edhe Andi Bushati tregon votën: Pas 17 vitesh, ja kë do të mbështes më 25 qershor

Pas Lubonjës edhe Andi Bushati tregon votën: Pas 17 vitesh, ja kë

Analisti Andi Bushati ka shprehur publikisht votën e tij pro për Partinë Lista e Barabartë dhe kryetarin e saj, Ben Blushi. Bushati tregon se ka 17 vite që nuk merr pjesë në votime, por në këto zgjedhje ai do të votojë për Blushin jo thejshtë si shok, po si dikush që kërkon të luftojë pushtetin e banditëve.

“Një efekt të tillë pati kjo ndodhi edhe tek unë (skenari i fotos me Lul Berishën), duke u bërë shtysa e fundit që do të më çojë të dielën e fundit të qershorit (pas plot 17 viteve) drejt kutisë së votimit. Jo thjeshtë si “shok” i Blushit, po si dikush që kërkon t'a luftojë me sa mundet pushtetin e banditëve”, shkruan Bushati për Lapsin.

Gjithashtu, analisti tjetër, Fatos Lubonja u bëri thirrje shqiptarëve të pakënaqur me partitë kryesore që të votojnë për LIBRA-n e Blushit.

Të fundit