Flash News

KRYESORE

Pas makinës me targa italiane, zbulohet gomonia me 500 kg drogë në Vlorë

Pas makinës me targa italiane, zbulohet gomonia me 500 kg drogë

Një gomone me 500 kg drogë është zbuluar ditën e sotme nga policia e Vlorës në afërsi te Petroliferës. Policia ka shoqëruar tre persona në polici, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Kujtojmë që pak minuta më parë u gjet një makinë me targa italiane e zhytur në ujërat e detit të Vlorës.

Nga informacionet e para dyshohet se gomonia tërhiqej nga mjeti që u gjet i zhytur. Mjeti me targa  italiane BG643GX është gjetur nga banorët në zonën e plazhit të vjetër.

Të fundit