Flash News

KRYESORE

Pas marrëveshjes në SHBA, Hoti e Vuçiç takojnë sot Borrell dhe Lajçak në Bruksel

Pas marrëveshjes në SHBA, Hoti e Vuçiç takojnë sot

Pas marrëveshjes në SHBA, Kosova dhe Serbia vijojnë takimet në nivel ekspertësh në Bruksel.

Sot, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Mësohet se si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë edhe rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave.

Ndërkohë, në takimet e zhvilluara së fundmi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Të fundit