Flash News

KRYESORE

Pas marrëveshjes në SHBA, zbardhet axhenda e takimit Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel ekspertësh

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të premten në Washington, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të vijojnë sërish takimet, tashmë në nivel ekspertësh në Bruksel.

Mediat në Kosovë kanë zbardhur axhendën e takimeve dhe temat e diskutimeve në selinë e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian

Takimet nisin nga 10-11 shtator dhe pritet të diskutohen për çështjen e të pagjeturve, çështjen e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik.

Kryeministri Hoti (10 shtator) do të ketë takim themelues të grupit të miqësisë me Kosovën në legjislaturën e 9-të të Parlamentit Evropian, dhe do të paraqitet në Podcast të organizuar nga eurodeputeti Lukas Mandi.

Po ashtu pasdite do të ketë takim me Presidentin e Parlamentit Evropian e me Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së.

Ndërsa më 11 shtator, do të kthehet në Prishtinë.

Të fundit