Flash News

KRYESORE

Pas marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’/ Rimblidhet Këshilli Politik, çfarë do të diskutojnë palët

Pas marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’/ Rimblidhet

Është rimbledhur sërish Këshilli Politik, disa ditë pas arritjes së marrëveshjes konsensuale për Marrëveshjen Zgjedhore.

Takimi është thirrur nga bashkëkryetari Damian Gjiknuri një ditë më parë përmes një e-maili ndaj Oerd Bylykbashit, Rudina Hajdarit dhe Petrit Vasilit për draftimin e marrëveshjes politike mes palëve dhe se si do të veprojnë institucionet e reja të KQZ-së, pasi sipas tij çdo vonesë mund të ndikojë në marrëveshjen e arritur për përdorimin e teknologjisë, konkretisht identifikimin biometrik.

Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin. Temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit pë Financimin e Partive Politike“, shkruan Gjiknuri.

Ndërkohë, në orën 17.00 dy bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari do të zhvillojnë një mbledhje online me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Reformës për t’i informuar mbi punën e arritur në Këshillin Politik.

Nga ana tjetër, kujtojmë se opozita parlamentare është takuar këto ditë me kryeministrin Ram,a dhe kryeparlamentarin Ruçi, pasi kërcënojnë se nuk do ta votojnë draft-marrëveshjen pa u ndryshuar sistemi zgjedhor (lista të hapura), kërkojnë votën e emigrantëve dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Të fundit