Flash News

KRYESORE

Pas martesës, për muaj mjalti në Itali, Rona Nishliu merr një dhuratë nga Edi Rama

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Rona Nishliu kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, një ceremoni që u zhvillua pa shumë bujë në media.

Menjëherë pas dasmës, këngëtarja po shijon muajin e mjaltit në Itali. Por, duket se Rona ka patur shumë gëzime gjatë kësaj periudhe. Ajo ka festuar edhe ditëlindjen, ndërsa një dhuratë të veçantë ka marrë edhe prej kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Bëhet fjalë për një shishe verë, ku është stampuar edhe emri i kryeministrit.

“Faleminderit për kujdesin tuaj dhe të institucionit”, shkruan Rona në mbishkrimin e fotos, ku publikon dhuratën speciale.

Të fundit