Flash News

KRYESORE

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha jep mesazhin e fortë: Ky është plani që po përgatit PD

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha jep mesazhin e fortë: Ky

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike, në lidhje me situatën aktuale dhe mbizotërimin e krimit në Shqipëri.

Basha u shpreh se PD po përgatit një plan ligjor dhe politik për të nisur me qytetarët e ndershëm një luftë që ka vetëm një përfundim, mposhtjen e krimit bashkë me ustallarët dhe mjeshtërit.

“Shqipëria sot nuk qeveriset por sundohet nga bandat. Raporti i OSBE e thotë qartë se vota me 25 qersor u dhunua, u ble dhe tjetërsua nga Rama përmes parave të pista dhe bandave kriminale.

Qytetarët e kanë të qartë se kur një qeveri vjen në pushtet me vota të blera dhe vetë qeveria është e blerë. Qeveria i përket kriminelëve, vendi është në prag të një gremine te paimagjinushme në 27 vite.

PD po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur me qytetarët e ndershëm një luftë që ka vetëm një përfundim, mposhtjen e krimit bashkë me ustallarët dhe mjeshtërit. Të bëhemi bashkë ne një aleancë të përbashkët dhe t’i japim vendit zgjedhjen e vetme dhe të largojmë kartelin politiko-kriminal me në krye kryeministrin e votave të blera”, u shpreh ndër të tjera kryetari Basha gjatë fjalës së tij.

 

Të fundit