Flash News

KRYESORE

Pas Metës, Kryemadhi akuza të forta Etilda Gjonajt: Halabake rrugësh që falsifikon protokollin e shtetit

Pas Metës, Kryemadhi akuza të forta Etilda Gjonajt: Halabake

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të ashpra ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, një ditë pasi presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të depozitojë ditën e hënë në SPAK një kallëzim penal ndaj zyrtares së PS.

Kryemadhi e quajti Gjonjan një ‘halabake rrugësh’ që guxon të falsifikojë protokollin e ministrisë së Drejtësisë, ndërsa jep edhe detajin se mes ministres dhe Metës ka lidhje familjare.

“Juristët e Ramës janë kthyer në shtojzovalle të grupeve kriminale që e furnizojnë me paratë e drogës, në shtojzovalle të kapjes të Kushtetutës shqiptare dhe ende nuk ka një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, që ka edhe lidhje familjare me presidentin e republikës, pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë së Drejtësisë?

Çdo të thotë kjo, se të gjithë ne merremi me Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorbsi, Marsida Xhaferllari e tjetri e tjetri. Nuk ka asnjë lloj rëndësie për ne kjo. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti, maturanti nuk ja japim diplomën e maturës, pse, sepse ka ngel në provim. Si do jetë kjo anëtare e Gjykatës Kushtetuese kur ka ngel në provim për të qenë Gjyqtare e thjeshtë. Me gjithë atë kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyra këtyre strukturave të Reformës në Drejtësi, strukturave të reja, për të vendosur për fatin e saj dhe fatin e Gjykatës Kushtetuese.

Një ministresh që ndërton jetën e saj mbi fatin e jetës së fëmijëve të shqiptarëve sic ka vjedhur protokollin ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve. Sic merr guximin një halabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit, kjo dhe bandat e saj mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, të ish të përndjekurve politikë, që nuk e ka problem se të falsifikojë provat e vrasësve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë”, shprehet Kryemadhi.

Sipas Metës, Gjonaj ka ndikuar në KED dhe ka shkelur Kushtetutën, duke paralajmëruar se i le afat deri ditën e hënë për tu dorëhequr.

Të fundit