Flash News

KRYESORE

Pas ministres Gjonaj, dalin emrat e dy funksionarëve të Ministrisë së Drejtësisë që u kallëzuan në SPAK nga Meta

Pas ministres Gjonaj, dalin emrat e dy funksionarëve të

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj bashkë me funksionarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët i akuzon për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për botimet zyrtare.

Mësohet se bëhet fjalë Etilda Gjonajn, ministren e Drejtësisë, Gentian Devën, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë si dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

  1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

    2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

    3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

    4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

“Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës

Penale”, thuhet ne njoftimin e Presidences.

Ndërkohë, Presidenti Meta u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubimin e 2 marsit për të shkatërruar atë që ai e quan “tentativë për grusht shteti”.

Të fundit