Flash News

KRYESORE

Pas ministrit kosovar në qeverinë ‘Rama2’, del emri i shqiptarit nga Maqedonia për një tjetër post ministri

Pas ministrit kosovar në qeverinë ‘Rama2’, del emri i

Në Kosovë dhe Maqedoni ka nisur një fushatë sponsorizimi për figura publike të cilat konsiderohen si kandidatë të mundshëm për ministra në qeverinë dy të Edi Ramës.

Fillimisht dolën emrat e katër personaliteteve kosovare për postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, ndërsa së fundmi po përflitet kryesisht për emrin e publicistit Veton Surroi.

Ndërkohë, mediat shqiptare në Maqedoni kanë nxjerrë kandidatin e tyre për qeverinë e Ramës. Agjencia ‘INA’ shkruan se Rama është interesuar së fundmi për akademikun Rufi Osmani, i cili shihet si i mundshëm për ministrinë e Financave.

Gjithsesi, deri në shtator loja me emrat e ministrave të rinj do të vazhdojë me intensitet të lartë, por e vështirë shihet emërimi i personaliteteve nga jashtë në dikasteret kyçe të qeverisë, nisur kjo edhe nga precedenti 2013-ës kur Rama zgjodhi si ministra njerëzit më të besuar të tij dhe kryesisht të panjohur nga publiku.

Të fundit