Flash News

KRYESORE

Pas miratimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Mirela Kumbaro nis humorin, shfaqet te Portokallia

Të enjten e kaluar mazhoranca miratoi në Kuvend ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Për të arritur deri te miratimi i ligjit, për disa muaj me radhë, kjo çështje ishte në qendër të vëmendjes, (vijon të jetë ende), ku një ndër elementët që ka bërë përshtypje ka qenë heshtja e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Edhe pse ajo ishte hartuesja e ligjit, angazhimin më të madh për të mbrojtur këtë propozim e mori kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë që prononcimet e Kumbaros për këtë çështje numërohen me gishtat e njërës dorë. Pavarësisht kundërshtimeve të artistëve dhe protestave të përditshme, të cilat vijojë ende, mazhoranca nuk u tërhoq dhe të enjten e kaluar miratoi me 75 vota projektligjin në fjalë.

Duket se pas miratimit të ligjit, Mirela Kumbaro ndihem ‘më e lehtësuar’ aq sa tashmë ka nisur të shfaqet ndryshe. Mbrëmjen e djeshme, ajo është shfaqur së bashku me aktorët e Portokallisë në Gjirokastër në një shfaqje të organizuar në këtë qytet. Për disa minuta, Ministrja e Kulturës ka marrë rolin e humoristes duke gajasur qytetarët e pranishëm.

 

 

Të fundit