Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes nga jeta të Armand Hysenit, drejtoreshë e Hipotekës emërohet një 29-vjeçare

Pas ndarjes nga jeta të Armand Hysenit, drejtoreshë e Hipotekës

Pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak, është emëruar sot drejtuesi i ri i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë.

Romina Pulaj, e cila prej 5 vitesh mban funksionin e juristes për zonën e Sarandës në këtë zyrë, është emëruar drejtoreshë e Hipotekës, shkruan Saranda Web.

29-vjeçarja Romina Pulaj, pas emërimit në këtë detyrë mësohet të jetë shprehur se është një barrë e rëndë që i është ngarkuar, por se do të bëjë gjithçka për të vazhduar në standardet e vendosura nga paraardhësi i saj në shërbimin ndaj qytetarëve.

 

Të fundit