Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes nga Nora, Robert Berisha kapet mat me një vajzë teksa po kalojnë pushimet në Turqi

Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ishte një nga ngjarjet më të komentuara dhe ende vazhdon të përflitet. Teksa Nora po kalon pushimet me mamanë e saj dhe me vajzën, Renee-n, Roberti mesa duket e ka "marrë veten" shumë shpejt nga ndarja.

Ai ka zgjedhur bregdetin turk për të kaluar disa ditë pushime dhe nuk është vetëm. Pranë tij është një vajzë, e cila sipas ‘Prive.al” është e dashura e re e këngëtarit.

“Prive.al” ka  zbuluar një foto të tij me një vajzë brune. Ata shfaqen të ulur në një tavolinë duke shijuar pamjen. Identiteti i vajzës nuk është bërë ende publik, megjithatë vendi që ka zgjedhur çifti për të pushuar është një resort shumë romantik në Turqi.

Të fundit