Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes nga Tuba, ish-partneri i saj lidhet me aktoren që ka luajtur krah Nik Xhelilajt

Disa ditë më parë mediat turke shkruajtën se aktorja Tuba Buyukustun e njohur si “Syhan”, është ndarë nga partneri i saj Umut Evirgen pas 3 vitesh lidhje.

Sipas burimeve mes çiftit kishin nisur xhelozitë dhe zënkat ishin bërë shkak i ndarjes. Pas ndarjes nga aktorja, si duket ish-partneri i saj Evirgen nuk ka humbur kohë dhe pos sipas mediave turke ai është lidhur me një tjetër aktore shumë të njohur. Bëhet fjalë për Melisa Senolsun të cilën e kemi parë në serialin “Dashuri me qira” dhe serialin "Nefes Nefese" në të cilin ka luajtur krah aktorit shqiptar, Nik Xhelilaj.

Evirgen dhe Senolsun janë parë bashkë gjatë pushimeve e madje kanë pozuar pranë njëri-tjetrit duke konfirmuar kështu lidhjen.

Çifti është ndaluar nga gazetarët, por Evirgen nuk ka pranuar të flasë për lidhjen e tyre.

Të fundit