Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes së tyre u përfol se Renee po jeton më Robertin, Nora sqaron të vërtetën

Vazhdon të bëjë bujë çdo lajm që ka të bëjë me ndarjen e Nora Istrefit dhe Robert Berishës. Pas lajmit që janë ndarë, në media filluan spekulimet se Renee po jeton me të atin. Kjo për shkak se Roberti ka ndarë shumë momente në Instagram me të voglën e tij.

Mirëpo, Nora Istrefi ka reaguar në mënyrën e saj, pa cekur temën e ndarjes e pa shkruar diçka mbi videot e postuara.

Ajo ka ndarë disa momente në profilin e saj në Instagram me të bijën. Disa orë më parë ajo tregoi se ishte në aeroport dhe po largohej nga Prishtina, ndërsa së fundmi ka treguar se ka edhe Renee-n me vete.

Të fundit