Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes me The Weeknd flet Selena Gomez, kush e pajtoi me Justin Bieber

Pas ndarjes me The Weeknd flet Selena Gomez, kush e pajtoi me Justin Bieber

Këngëtarja Selena Gomez ka folur për herë të parë pas ndarjes më The Weeknd. Është përfolur shumë se pas ndarjes ata i kanë ndërprerë bashkëpunimet, por Gomez tregon të kundërtën. Ajo shprehet se marrëdhëniet me reperin i ka shumë të mira dhe se ata vijojnë të mbeten miq.

“Diçka për të cilën jam me të vërtetë krenare është miqësia e mirë që kam ruajtur me The Weeknd”. Me të vërtetë nuk jemi bashkë, por kemi dhënë premtimin se do të kujdesemi për njëri tjetrin, dhe kjo është diçka shumë me vlerë për mua”

Por këngëtari i ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami, gjë e cila të lë të kuptosh të kundërtën e e deklaratës së Selenës.

E ndërsa për ribashkimin e saj me këngëtarin kanadez, Justin Bieber, Selena  u shpreh: Unë jam 25-vjeç, nuk jam 18 apo 20. I çmoj njerëzit që kanë ndikuar me të vërtetë në jetë time”.

“The Sun” shkruan se ka qenë pikërisht pastori Carl Lentz, që ka ndërhyrë që çifti të pajtohet. Justin e ka zbuluar operacionin e Selenës vetëm nëpërmjet medieve dhe është ndjerë shumë keq për këtë. Që nga ky moment ata filluan që të takoheshin dhe kuptuan se e donin ende njëri- tjetrin. 

Të fundit