Flash News

KRYESORE

Pas ndëshkimit me 10 milionë lekë gjobë të tre gazetarëve, Rama reflekton për studiot televizive: Nesër ndryshojmë aktin normativ

Pas ndëshkimit me 10 milionë lekë gjobë të tre

Në njoftimin e fundit për lehtësimin e masave kryeministri Rama lajmëroi edhe një ndryshim për studiot televizive ku deri më sot lejohej një i ftuar, në kuadër të masave anti-Covid.

Në postimin në Facebook, kryeministri sqaroi se qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person.

Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri– tjetri.

Disa ditë më parë  u gjobitën me nga 10 milionë lekë të vjetra tre gazetarët e Ora News, Sonila Meço, Artur Zheji dhe Dritan Hila dhe emisionet e tyre nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, kjo pasi në studiot e tyre kishin më shumë se dy persona të ftuar.

Nuk mjaftoi me kaq, por pas ndëshkimit me gjobë, ISHSH kërkoi të mbyllë sinjalin e RTV Ora.

Veprimet e fundit, nga ky televizion janë interpretuar si tentativë për të goditur fjalën e lirë.

Këshilli Shqiptar i Medias arsyetoi se vendosja e gjobave dhe masa për mbylljen e aktivitetit,  është sulm direkt i Qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të fjalës së lirë.

Ndërsa, institucioni i Avokatit të Popullit u shpreh se kufizimi i fjalës së lirë me gjoba dhe mbyllje e transmetimeve, më e rrezikshme se pandemia.

Mund të lexoni edhe: Nesër hiqen fashat orare në “zonat e gjelbra”, lëvizja në Tiranë deri në orën 21:00

Të fundit