Flash News

KRYESORE

Pas ndihmave të SHBA-së drejt Shqipërisë, reagon Basha:Testimi e vetmja rrugë për të dalë nga kriza

Pas ndihmave të SHBA-së drejt Shqipërisë, reagon
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një statusi në Twitter lidhur me ndihmat që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi. Basha falenderon SHBA-të për ndihmat por insiston në idenë e tij fillestare se vetëm rritja e testimeve është rruga për të dalë nga kriza: Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19. Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikëqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre. Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.

Të fundit