Flash News

KRYESORE

Pas paktit ekonomik, Grenell garanton sërish: Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Pas paktit ekonomik, Grenell garanton sërish: Trump do të angazhohet

Pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Grenell ,duke folur gjatë një debati që ka pasur më një organizatë të serbëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky hap vjen pasi raportet ekonomike mes dy palëve të jenë normalizuar, shkruan Gazeta Express.

“Fillimisht do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike”, citohet të ketë thënë emisari amerikan.

Kjo deklaratë e Grenell vjen pas zhvillimeve të 4 shtatorit në Washington ku Kosova dhe Serbia u dakordësuan për normalizim të raporteve ekonomike.

Të fundit