Flash News

KRYESORE

Pas paktit për ‘Zgjedhoren’, Basha nis përgatitjet për fushatën: Përzgjedhja e kandidatëve jo më e drejtë ekskluzive e kryetarit

Pas paktit për ‘Zgjedhoren’, Basha nis përgatitjet

Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ‘Reformën Zgjedhore mes palëve në Këshillin Politik, Partia Demokratike ka nisur punën përgatitore për fushatën elektorale.

Pas mblodhi dje kryesinë në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha propozoi nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, duke nisur fillimisht me caktimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2021-shit dhe më tej ato lokale, kandidatët për kryebashkiakë.

Këta të fundit do të përzgjidhen nga anëtarësia e Partisë Demokratike përmes parimit “një anëtar, një votë” , një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

Anëtarësisë i jepet mundësia të shprehet dy herë, pra për të propozuar, por edhe për të miratuar emrat e kandidatëve.

Procesi pritet të nisë nga 20 qershori dhe kreu i PD ka kërkuar që brenda 15 shtatorit t’i shkojnë në tryezë emrat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë kryesia caktoi Gazment Bardhin, Sekretarin e Përgjithshëm të paraqesë udhëzimet konkrete.

PD është e vetmja parti që po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Më pas, lista përfundimtare pritet të miratohet me votën e secilit prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Meta: Datën e zgjedhjeve do e dekretoj pa konsultim me partitë

Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta paralajmëroi se menjëherë pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore do të dekretojë menjëherë ditën e ardhshme të zgjedhjeve, pa bërë asnjë konsultim paraprak me partitë politike.

Si president i republikës do të bëj të qartë që në hapësirën kohore që kodi të më lejojë, do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve dhe nuk do të bëj asnjë konsultim formal me asnjë forcë. Se të gjithë mezi presin një parlament të ri plotësisht legjitim, por edhe sadopak më legjitim le të jetë sesa ky që është. Kjo do të thotë që të kemi të qartë që nëse kodi nuk miratohet me konsensus, zero, çeljesh negociatash të vendit me BE, jo deri në zgjedhjet qe vijnë, por edhe pas tyre”, deklaroi Meta.

Të fundit