Flash News

KRYESORE

Pas PD dhe LSI, një tjetër parti i bashkohet sot protestës për Teatrin

Pas PD dhe LSI, një tjetër parti i bashkohet sot protestës

Një tjetër parti ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar, që pritet të mbahet ditën e sotme në orën 16:30. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu konfirmoi pjesëmarrjen ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen të gjithë bashkë pasi të drejtat e tyre janë nëpërmbëmbur.

Ai u shpreh se Rama po e kthen vendin në diktaturë, ndërsa shtoi se pas protestës opozita e Bashkuar duhet të dalë me një qëndrim të qartë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

PR do të jetë sot me artistët dhe të gjithë shqiptarët përpara godinës së shembur të Teatrit. Ne nuk mund të pranojmë një regjim antikushtetues dhe antiligjor, rikthimin e diktaturës në vend që përfaqsësohet nga Edi Rama dhe qeverisja e tij. Një shtet që nuk ka më asnjë institucion, por ka vetëm një njeri në krye i cili çdo gjë e bën për interesa të pushtetit të tij, për interesa që janë tërësisht korruptive dhe antishqiptare.

Opozita jo vetëm do të jetë e bashkuar brenda vetes së saj, por do jetë me çdo qytetar, të majtë e të djathtë për t'i dhënë fund kësaj historie. Nuk është vetëm protesta e sotme, por është marrëdhënia e qenësishme që duhet të ketë opozita në të gjithë territorin e Shqipërisë, që të hapë sytë e saj dhe të qytetarëve se nuk duhet të vazhdohet kështu.

Në vitin 2013 Edi Rama e mori Shqipërinë, vend anëtare të NATO-s, ndërsa sot po e rikthen në kohët e errëta të diktaturës komuniste. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PR kemi kërkuar një mbështetje dhe angazhim masiv për protestën e sotme. Pas kësaj proteste, opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend.", tha Mediu.

Të fundit