Flash News

KRYESORE

Pas përplasjes me Salvinin kryeministri italian paralajmëron dorëheqjen

Pas përplasjes me Salvinin kryeministri italian paralajmëron

Kryeministri i Italisë Xhuzepe Conte ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.

Conte ka sulmuar zv/kryeministrin njëkohësisht ministrin ne brendshëm, Mateo Salvini, në lidhje me qendrimet dhe politikat që ky i fundit po ndjek.

Në fjalimin e tij Conte tha se Salvini ka shkaktuar krizë politike në vend.

Ai shtoi se dëshiron debat me të dhe në fund do japë dorëheqjen te presidenti.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte.

Ai ne sulmi Salvinin kryesisht për politikat e tij anti emigrantëve drejt Italisë.

Grindja nisi pasi Conte refuzoi të nënshkruajë një urdhër që ndalonte anijen e shpëtimit të migrantëve të hidheshin në ishullin e Lampedusas.

Të fundit