Flash News

KRYESORE

Pas pesë vitesh braktisje, Rama kujtohet për Lazaratin. Njofton restaurimin e një ure

Që pas aksionit policor për asgjësimin e kanabisit në Lazarat, mazhoranca e kishte larguar nga vëmendje fshatin në fjalë. Madje, edhe gjatë dy fushatave elektorale, që pas aksionit të policisë, asnjë prej përfaqësuesve të mazhorancës nuk u shfaq në Lazarat.

Pas gati pesë vitesh braktisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e një investimi në zonën e Lazaratit. Bëhet fjalë për restaurimin e Urës së Kordhocës, trashëgimi kulturore që daton prej vitit 1820.

"MIRËMËNGJES😀

dhe me lajmin e mirë të fillimit të punimeve për restaurimin e Urës së Kordhocës në Lazarat, trashëgimi kulturore që daton prej vitit 1820, por dhe nyje e rëndësishme lidhëse në luginën e Drinos, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Të fundit