Flash News

KRYESORE

Pas peshëngritëses Begaj, futbollisti i Skënderbeut rezulton pozitiv në doping, UEFA jep dënimin për të

Pas peshëngritëses Begaj, futbollisti i Skënderbeut rezulton

Mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka rezultuar pozitiv në kontrollet antidoping dhe mund t’i mungojë ekipit të Skenderbeut për një kohë të gjatë.

27-vjeçari nga Prishtina, i cili ka luajtur 145 ndeshje me fanellën e klubit korçar, ka rezultuar pozitiv pas kontrolleve të kryera në shtator, pas ndeshjes Skënderbeu – Young Boys në Ligën e Evropës.

 Në zyrat e klubit korçar ka mbërritur edhe e-maili zyrtar që njofton Skënderbeun, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, në lidhje me substancën e ndaluar që është përdorur nga Jashanica, i cili do të pezullohet për dy vite.

Jashanica është në kulmin e karrierës dhe në moshën 27-vjeçare është bërë një titullar fiks edhe te Kosova, ku ka luajtur 4 ndeshje nga minuta e parë vjeshtën e shkuar.

Duke qenë se ka rezultuar pozitiv më 28 shtator 2017, tashmë Jashanica do të mungojë deri në fund të vitit 2019, që është një lajm më i tmerrshëm për të dhe për Skënderbeun.

Të fundit