Flash News

KRYESORE

Pas Presidencës, Baton Haxhiu zhvlerëson edhe Parlamentin e Shqipërisë: Kanë për detyrë të ngrejnë dorën; qëndrimi i takon Ramës

Pas Presidencës, Baton Haxhiu zhvlerëson edhe Parlamentin e

Baton Haxhiu, i konsideruar gjerësisht si këshilltari kryeministrit Edi Rama, ka zhvlerësuar Parlamentin e Shqipërisë, duke i ngarkuar të gjitha përgjegjësitë mbi kreun e ekzekutivit.

I pyetur në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, nëse Rama po gabon që nuk po konsultohet me Parlamentin për qëndrimin që Tirana duhet të mbajë mbi çështjen e Kosovës, Haxhiu theksoi se deputetët në Parlament kanë për detyrë vetëm të ngrejnë dorën sepse qëndrimi i takon kryeministrit

“Cilin Parlament? Ai është kryeministër, ai është produkt i Parlamentit. Ai është i zgjedhur i popullit. Çfarë lidhje ka Parlamenti?! Parlamenti çon dorën. Por qëndrimi publik është qëndrim publik i një kryeministri që i vendos politikat kur merr votën”, u shpreh Haxhiu.

Disa muaj më parë, Baton Haxhiu tregoi të njëjtën qasje edhe ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kur i shkruante se po bënte gabim të madh me mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm. Letra e tij, u konsiderua nga presidenti Ilir Meta si përpjekje për shantazh në ushtrimin e funksioneve kushtetuese.

Gjithsesi, kjo qasje ndaj Parlamentit nuk ekziston në asnjë vend demokratik, duke filluar nga Kosova dhe duke përfunduar në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte Parlamenti që i rrëzoi kryeministres Theresa May marrëveshjen e arritur me Brukselin për çështjen ‘Brexit’. Ndërkohë që në Kosovë, po mos të ishte për Parlamentin, institucioni që thotë fjalën e fundit, sot presidenti Hashim Thaçi mund ta kishte nënshkruar marrëveshjen e tij me Serbinë.

Të fundit