Flash News

KRYESORE

Pas presidentit Macron edhe ish ministrja franceze kundër Shqipërisë në BE: Ne duhet t’i ndihmojmë, por jo për zgjerimin

Pas presidentit Macron edhe ish ministrja franceze kundër

Ish Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau, tha se është kundër anëtarsimit të shteteve ballkanike në familjen evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër. Ata janë gjeografikisht në Evropë , ne duhet t’i ndihmojmë ata, por për zgjerimin jo”, ka thënë Loiseau.

Në një intervistë për RTL ish ministrja franceze tha se ajo ka qenë personi që ka bllokuar hapjen e negociatave në vitin 2017, dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe këtë vit.

“Kur isha ministre e Punëve Europiane, unë bllokova zgjerimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Europian.

Në krye të listës së La République En Marche, synon të ngjitet Francois Xavier Bellamy, i cili është kundër zgjerimit. Gjithashtu një mendim të tillë ka edhe Laurent Ëauquiez, drejtuesi i partisë. Ai që dikur mbështeste zgjerimin, për vite me radhë, ishte Laurent Ëauquiez, por tani ka ndryshuar qëndrim dhe mendon se njerëzit nuk kanë kujtesë.

Unë shkova në Maqedoninë e Veriut për t’u thënë jo, sepse nuk janë gati dhe për këtë arsye nuk do të ketë negociata në qershor.

Ne do të jemi kundër zgjerimit dhe do të vazhdojmë të jemi kundër tij. Ata janë gjeografikisht në Europë dhe duhen ndihmuar, por zgjerimi nuk do të ndodhë”, tha ajo.

Ndër të tjera Loiseu tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Balkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës”.

Një tjetër politikan francez që është kundër zgjerimit të BE-së është edhe presidenti Emmanuel Macron. Ai pati deklaruar se do të bllokojë çdo përpjekje për ta penguar zgjerimin derisa BE të kalojë nëpër reforma të thella.

Të fundit