Flash News

KRYESORE

Pas presionit në Turqisë, mbyllet një gazetë në Maqedoninë e Veriut

Pas presionit në Turqisë, mbyllet një gazetë në

Gazeta ‘Zaman’ në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se do të mbyllë versionin e saj print, ndërkohë që do të funksionojë vetëm ‘online’. Përveç gazetës në gjuhën maqedonase, ‘Zaman’ do të mbyllë edhe revistën në gjuhën shqipe.

Gazeta kishte raportuar së fundmi vështirësi financiare, ndërkohë që presioni i fort i bërë nga Turqia raportohet të jetë shkaku i vërtetë i mbylljes.

‘Zaman’ konsiderohet nga Ankaraja si organ i Lëvizjes Gylen dhe Ambasada turke në Shkup reagoi ashpër disa javë më parë kur u mësua se kjo gazetë kishte marrë financime nga Qeveria e Zoran Zaevit.

‘Zaman’ ka qenë gazetë e përditshme edhe në Turqi, por u mbyll pak vite më parë kur tensioni midis Fetullah Gylen dhe Rexhep Taip Erdogan ishte në pikën më lartë.

Të fundit