Flash News

KRYESORE

Pas presionit nga të gjitha anët, tërhiqet Edi Rama: Ndjesë për zhurmën, gabimi mbetet i imi

Pas presionit nga të gjitha anët, tërhiqet Edi Rama: Ndjesë

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga thirrja për pjesëmarrjen e policisë së shtetit në fushatë për llogari të Partisë Socialiste, pas presionit që iu bë nga të gjithë faktorët politik.

Rama kërkon ndjesë për zhurmën e shkaktuar dhe ndonëse pretendon për deformim të deklaratës, ai shprehet se gabimi mbetet i tiji.

“Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë! S'ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit, por gabimi mbetet imi”, shkruan Rama në ‘Twitter’.

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, kryeopozitari Lulzim Basha, nënkryetari i LSI, Luan Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, kritikuan mbrëmë Ramën për deklaratën dhe i bënë thirrje të tërhiqet prej saj.

E plotë/ Deklarata e paprecedentë e Edi Ramës që ka alarmuar shtetin dhe politikën, reagime të shumta kundër saj

Të fundit