Flash News

KRYESORE

Pas protestës, shoqërohet në polici aktori Ervin Bejleri

Pas protestës, shoqërohet në polici aktori Ervin Bejleri

Në përfundim të protestës është ndalur nga Policia e Shtetit aktori Ervin Bejleri. Mësohet se Bejleri është shoqëruar menjëherë pas protestës së sotme, e cila përfundoi në orën 19:00.

Bejleri po mbahet aktualisht në komisariatin nr 4 në Tiranë dhe është ndaluar sepse është konfliktuar me disa efektivë policie ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.

Për këtë ka reaguar edhe "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ku në një postim në Facebook shkruan se "Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!"

Postimi i plotë:

Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.

Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri.

Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!

Të fundit