Flash News

KRYESORE

Pas publikimit të audio përgjimit, Basha mbledh aleatët  

Pas publikimit të audio përgjimit, Basha mbledh aleatët  

Paraditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një takim kryetarët e partive opozitare. Takimi është mbajtur në selinë blu dhe të pranishëm kanë qenë të gjithë drejtuesit e partive opozitare.

Mbledhja ka zgjatur afro një orë ndërsa zyra e shtypit të PD-së, ka njoftuar se në orën 11:30, Lulzim Basha do të ketë një prononcim për mediat ku do të bëjë të ditur atë çfarë është vendosur në mbledhjen e partive opozitare.

Takimi vjen një ditë pasi PD-së publikoi audio përgjimin në qendër të së cilit, sipas demokratëve, ishte vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Të fundit