Flash News

KRYESORE

Pas publikimit të fotos së Rikës, Eva Murati dhe Roçi sherr në rrjetet sociale

Një postim në rrjetet sociale nga një profil me emrin Jurgen Klopp (që është trajneri i Liverpool), është bërë shkas për një sherr virtual me gazetaren sportive Eva Murati dhe ish-banoren e Big Brother, Rike Roçen.

Sipas kaëtij profili, që u spekulua shumë nëse ishte real apo jo, tregoi arsyen se përse i mungon Shqipëria në këtë botëror, pra tifozet e kombëtares. Në këtë profil është shpërndarë një foto e Rike Roçit dhe Irida Oxas me simbolin e shqiponjës, foto e cila u shfaq në shumë media ndërkombëtare në kampionatin evropian të futbollit.

Sa duket kjo nuk i ka pëlqyer gazetares sportive Eva Murati, e cila në foton e ripostuar shkruan: “Nuk di ta marrë për kompliment apo…”.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Rike Roçes:

“T’i themi shoqes E.M të Tringut(tani e zbulova kush është) që për kompliment të marrë atë foton time që ka postuar në instastory-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur e të mirë më bëhet qejfi.”

Të fundit