Flash News

KRYESORE

Pas publikimit të lajmit të ndarjes nga Mimoza, Seldi ironizon mediat dhe fansat

Ditën e hënë në “Dance With Me” këngëtari Seldi pranoi publikisht që është ndarë nga Mimoza Shkodra. Prej kohësh po qarkullonte lajmi për një ndarje mes tyre por asnjëri nuk e kishte pranuar më parë publikisht derisa vetë Seldi e tha pas performancës në garën e kërcimit.

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”, tha Seldi pas pyetjes nëse vazhdonin bashkë.

Pas kësaj mediat rozë shkruajtën shumë dhe fansat e ndjekësit e komentuan gjatë ndarjen e tyre dhe mesa duket Seldit nuk i ka pëlqyer kjo, i cili ka ironizuar nëpërmjet një postimi në Instastory duke shkruar:

“Janë disa njerëz specifikë në këtë botë, që na duan aq shumë sa i harrojnë hallet e veta dhe merren me hallet tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do kishim stres”, ka shkruar Seldi në këtë deklaratë.

Të fundit