Flash News

KRYESORE

Pas ‘punë ka, por s'ka profesionistë', Edi Rama merr një tjetër vendim; Heq ndihmën ekonomikë për ata që s’pranojnë punën që u ofrohet

Pas ‘punë ka, por s'ka profesionistë', Edi Rama merr

Prej disa javësh ka pasur përplasje të shumta mes qeverisë dhe mazhorancës në lidhje me heqjen e më shumë se 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike.

Ndërsa debati vazhdon me akuza dhe kundër-akuza, kryeministri Rama ka prezantuar edhe një nismë tjetër, sipas së cilës ata që refuzojnë një punë që do tu ofrohen nga Drejtoria e Shërbimit Kombëtarë të Punësimit, do të përjashtohet menjëherë nga ndihma ekonomike.

“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë”, ka thënë Rama gjatë një vizite në një fabrikë në Kamzës.

Kryeministri ka theksuar edhe se qeveria ka bërë gati një skemë, e cila do të mundojë një pagesë për trajnimet që do duhet të ndërmarrin ata persona që janë me asistencë, e u gjendet punë.

“Ne kemi dhe këtë skemën tani që, ne japim pagesë për trajnimet. Pra, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin”, ka pohuar Rama.

Të fundit