Flash News

KRYESORE

Pas Ramës, edhe AMA thirrje televizioneve : Shmangni intervistat me të miturit e prekur nga tërmeti

Pas Ramës, edhe AMA thirrje televizioneve : Shmangni intervistat me të

Pas kryeministrit Edi Rama, vjen edhe thirrja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ndaj mediave mbi pasqyrimin e informacioneve pas situatës së krijuar nga tërmeti i së martës.

AMA apelon kryesisht mediat televizive që të evitojnë marrjen e opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti, pasi ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka vlerësuar dhe vlerëson angazhimin konkret dhe profesional të redaksive audiovizive, në mbulimin e problematikave dhe situatës së paprecendetë të krijuar nga tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese në territorin e Shqipërisë.

Informimi realist i ekipeve gazetareske në terren është një ndihmë e jashtëzakonshme për familjet e prekura nga pasojat e tërmetit, për popullatën në tërësi, për institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, për të gjitha ato organizma, subjekte a individë që janë angazhuar vullnetarisht për ndihmë dhe solidaritet.

AMA ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti. Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik.

Situata, sidomos në zonat më të prekura nga tërmeti është shumë e rëndë, ndaj redaksitë audiovizive është rasti që të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre. Kjo është një ndihmë konkrete e tyre për të ruajtur qetësinë e nevojshme në të tilla situate, si dhe për të nxitur mbështetjen e të gjithë aktorëve për tejkalimin e gjendjes së vështirë dhe kthimin në normalitet sa më shpejt në zonat e prekura”, njofton AMA.

Rama paralajmëron mediat për herë të fundit: STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

Të fundit