Flash News

KRYESORE

Pas Ramës, edhe deputeti i PS merr bluzë me autografin e Cristiano Ronaldos: “Kur të vjen vllai nga jashtë...”

Dy ditë pasi Rama ndoqi nga afër ndeshjen Juventus-Lazio dhe më pas publikoi edhe foto nga stadiumi italian me yllin portugez, Cristinao Ronaldo, pre të cilit kishte marrë edhe një fanellë të tij me autografe, një tjetër deputeti të Partisë Socialiste i vjen një bluzë e ngjashme.

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka publikuar në rrjetet sociale një bluzë të ekipit të Juvensusit dhe numrin 7 që mban Ronaldo.

Siç duket, bluza mban edhe firmën e sulmuesit të famshëm dhe sipër saj edhe emrin ‘Erion’. Deputeti nuk ka dhënë detaje, por krahas fotos shkruan: “Kur te vjen vllai nga jashtë shteti dhe të sjell dhuratë Bardh e Zi!”.

Të jetë rastësi apo ishte kryeministri që nuk erdhi duarbosh nga Italia?!

Të fundit