Flash News

KRYESORE

Pas Ramës, edhe Meta takon Pompeo-n në SHBA: Nder që isha në darkën e organizuar nga Departamenti i Shtetit

Pas Ramës, edhe Meta takon Pompeo-n në SHBA: Nder që isha në

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo në SHBA.

Meta shprehet se në fjalën e tij ka konfirmuar se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

“I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet”, shkruan Meta në FB.

Po ashtu, edhe kryeministri ka zhvilluar takim me Sekretarin amerikan, Pompeo, me të cilin sipas Ramës kanë folur për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për paketën “Anti-KÇK”, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Të fundit