Flash News

KRYESORE

Pas Ramës, një gotë verë me analistët e njohur në Tiranë, gazetari tregon ç’u bisedua me Albin Kurtin  

Pas Ramës, një gotë verë me analistët e njohur në

Pas takimit prej pesë orësh në zyrën e kryeministrit Edi Rama, Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë është ulur për një gotë verë edhe me gazetarë dhe analistë të njohur në Tiranë.

Në foton që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, Kurti rrethohet nga gazetarët Andi Bejtja, Andi Bushati, Fatos Lubonja dhe Armand Shkullaku.

Në një shkrim në lapsi.al, Bushati ka ‘zbërthyer’ se çfarë u diskutua me Kurtin në ‘tavolinën e gazetarëve.’

Fillimisht, Kurti u tregon se si ka shkuar takimi me kryeministrin e Shqipërisë.

“Folëm mbi dy orë për ekonominë” thotë dhe shton se Rama e ka hedhur poshtë idenë e ndryshimit të kufijve. Vë pak buzën në gaz dhe bën sikur nuk e dëgjon pyetjen, kur i duhet të përgjigjet nëse e beson vërtet këtë pohim të atij, që para pak kohësh, i ka quajtur gomerë ata që e konsideronin tradhti idenë e Hashim Thaçit. Pak më shumë sesa ajo lëvizje domethënëse e skajit të buzës në atë moment, ai do të linte të kuptohej gjatë një prononcimi për mediat të nesërmen, kur shpjegoi se me kryeministrin shqiptar janë dy profile të kundërta politike. “Rama ka inteligjencën e nevojshme, ndryshe nga shumë politikanë shqiptarë për të kuptuar se suksesi juaj është fillimi i fundit të imazhit të tij”, i them pa pritshmëri për të marrë përgjigje. “Nëse pas atyre që ke premtuar dhe qëndrimeve që ke mbajtur, ti dështon ose konformohesh, kjo do të vrasë shpresat edhe për njëzet vitet e ardhshme”, përpiqet ta vërë përpara përgjegjësisë, Fatos Lubonja”, shkruan Bushati, i cili vijon më tej, se diçka tjetër i kishte bërë përshtypje gjatë asaj tryeze.

“Ndërsa flisnim me zjarr për sfidat e ardhshme të ndryshimit të pritshëm në Kosovë, në Prishtinë vazhdonte procesi i numërimit final të votave. Votat me kusht dhe ato të diasporës mund të vendosin dhe fatin e koalicionit Nisma- AKR, nëse do ta kapërcente pragun për tu futur në parlament apo jo. Kjo gjë mund ta vështirësojë apo lehtësojë krijimin e një qeverie me kryeministër Albin Kurtin. Liburn Aliu e informon hap pas hapi për rrezultatet.

Por, pavarësisht se nga kjo, mund të varet e nesërmja e tij, Albini duket i bezdisur, kur të dhënat për shifrat i ndërpresin debatet për idetë. Ai ngre sytë, llogarit në pak sekonda, dhe i kthehet me pathos shpjegimit të planeve që shumkujt do ti dukeshin ëndërrimtare.

Ndryshe nga çdo lloj politikani që kam ndeshur deri më tani, që do ishte i pritur nga interesi imediat, Albin Kurti të lë përshtypjen se e tashmja i duket banale në raport me të ardhmen.

A është e vërtetë kjo? A ka doza utopie te ky lider aspak tipik? Ku mbështetet suksesi i lëvizjes që ai krijoi një dekadë e gjysëm më parë? A duhet të na ngjallë ajo frikë, apo shpresë? A mundet ajo ta luftojë të keqen që ka hedhur rrënjë, apo e keqja do të moderojë idealizmin e kohës së opozitës me bilbila dhe gaz lotësjellës?

Pikërisht për të marrë këto përgjigje jemi ulur bashkë me Bejten, Shkullakun dhe Lubonjën rreth një gote verë”, shkruan gazetari.

Veç analistëve, Kurti pati një takim edhe me gazetarin e njohur, Adi Krasta.

Të fundit