Flash News

KRYESORE

Pas reagimit të pedagogëve, Lindita Nikolla vihet në lëvizje: Sot jepen pagat

Pas reagimit të pedagogëve, Lindita Nikolla vihet në

Pas reagimit të akademikëve të cilët prej javësh nuk kanë marrë pagat e tyre, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla është vënë në lëvizje.

Nëpërmjet një njoftimi publik, ministria lajmëron se ditën e sotme do të jepen pagat për të gjithë pedagogët e universiteteve shtetërore. 

“Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit", shkruhet në njoftim.

Kujtojmë që ditë më parë, ministrja Nikolla u kërkoi ndjesë pedagogëve për vonesën e pagave, si dhe u shpreh se kjo situatë tregon se qeveria dhe institucionet e tjera qeverisëse duhet të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë.

Të fundit