Flash News

KRYESORE

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, jep dorëheqjen një tjetër kryetar partie

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, jep dorëheqjen

Kreu i Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, Bilal Kola ka dhënë sot dorëheqjen.

Kola njofton përmes një statusi në rrjetet sociale se dorëheqja e tij vjen pas rezultatit të dobët të APD në  zgjedhjet  e 25 qershorit.

Statusi i Kolës:

Te dashur Miq!

Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!

Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave..., por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!

Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.

Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD. Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.

Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!

 

 

Të fundit