Flash News

KRYESORE

Pas Romës ISIS kërcënon një tjetër kryeqytet evropian: Do ta shndërrojmë Vitin e Ri në ferr

Pasi kërcënoi kryeqytetin e Italisë, Romën,  disa ditë më parë ISIS ka kërcënuar edhe atë të Francës, Parisin.

 Shteti Islamik ka publikuar në disa portale online  një foto ku shkruan se do të kthejë Vitin e ri në një ferr të vërtetë.  Në këtë imazh i cili po qarkullon nëpër rrjet shihet një turmë njerëzish në afërsi të “Arc de Triomphe” dhe mbishkrimi “Ne do ta shndërrojmë Vitin e Ri në ferr”.

Kjo vjen pas kërcënimeve nga ISIS që do të kryejnë sulme terroriste në këmbë, pasi shumica e organizimeve për Krishtlindje kanë rritur masat e sigurisë duke vendosur detektues metalike.

Të fundit