Flash News

KRYESORE

Pas seancës së tensionuar, Basha dhe Kryemadhi mbledhje urgjente me grupet parlamentare

Pas seancës së tensionuar, Basha dhe Kryemadhi mbledhje urgjente me

Pas përfundimit të seancës në Kuvend, e shoqëruar me kaos dhe tension, pasi opozita e bashkuar bllokoi foltoren, PD dhe LSI po zhvillojnë një mbledhje urgjente të përbashkët.

Mësohet se dy grupet parlamentare janë thirrur në një mbledhje të paparashikuar, pas seancës së tensionuar, pasi opozita kërkoi përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për gjuhën tallëse të përdorur në seancën e dy javëve më parë dhe për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar se protestuan për tarifën në Rrugën e Kombit.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhjen  zhvilluiar në selinë e PD, dy liderët Basha dhe Kryemadhi do të përcaktojnë objektivat e radhës në kuadër të aksionit opozitar kundër qeverisë.

Kujtojmë se në seancën e sotme, Basha kërkoi përjashtimin e Ramës, ose nuk do të ketë seancë normale në Kuvend.

Po ashtu, sot u përjashtuan 3 deputetët e PD, Flamur Noka, Klevis balliu dhe Ervin Salianji, pasi gjuajtën në drejtim të kryeministrit dhe ministrave të tij me miell, shishe uji dhe letra.

Të fundit