Flash News

KRYESORE

Pas Shakirës dhe Jason Derulos, do të jetë Era Istrefi ajo që do të këndojë himnin e Botërorit ‘Rusi 2018’

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Era Istrefi,  pas performacave të saj në Dubai pritet të bëhet pjesë e eventit më të madh futbollistik, Botërorit ‘Rusi 2018’.

Sipas “Prive.al”, Era do të këndojë himnin e Kupës së Botës në bashkëpunim me këngëtarin dhe aktorin e njohur Will Smith.

Mësohet gjithashtu se producenti i këtij projekti është Dj Diplo dhe xhirimet e spotit do të fillojnë ditën e nesërme.

Era Istrefi do të renditet midis emrave me famë botërore si Jennifer Lopez, Shakira, Anastacia e Jason Derulo të cilët kanë provuar të njëjtën eksperiencë në Kampionatin Botëror.

Kujtojmë se Botërori ‘Rusi 2018’ do të startojë më 14 qershor.

Të fundit