Flash News

KRYESORE

Pas sherrit, dy familjet në Tiranë përfshihen në konflikt fizik. Plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Pas sherrit, dy familjet në Tiranë përfshihen në konflikt

Sherri mes dy familjeve në Tiranë për motive pronësie, ka tejkaluar në dhunë e përplasje fizike, duke përfunduar me plagosjen e tre personave dhe arrestimin e dy të tjerëve.

Policia ka bërë me dije se ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti të ashpër mes dy familjeve.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit, A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.

Pas njoftimit të marrë se në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 4.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit