Uniformat blu shkuan në drejtim të shtëpisë së tij, pas telefonatës nga bashkëshortja e Zhidrut, pas konfliktit mes tyre në familje.

Kujtojmë se në mesditë, i moshuari Zhidru ka qëlluar mbi 20 herë në drejtim të efektivëve të policisë, dhe si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dy kalimtarë të rastit. Bëhet fjalë për Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraçi, të cilët u transportuan për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Banesa e të moshuarit është rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.