Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit, Mynyr Koni kallëzon penalisht pedagogët pasi u konstatuan shkelje

Pas shkarkimit, Mynyr Koni kallëzon penalisht pedagogët pasi u

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës pedagogët e shkarkuar disa ditë më parë, pasi vijuan punën për procesin zgjedhor në universitet, në kundërshtim me aktin normativ gjatë pandemisë së covid 19.

Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Majlinda Keta dhe anëtarët Benard  Dosti, Orjona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishti janë kallëzuar penalisht, pasi një javë pas shkarkimit të tyre, ata kanë vijuar të ushtrojnë detyrën në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu u kallëzua edhe administratori Skerdi Dafa, pasi sipas rektorit nuk ka marrë asnjë masë administrative ndaj personave të sipërpërmendur pas shkeljes së urdhrit të Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Koni shkarkoi nga detyra pedagogët me arsyetimin e shkeljes së rregullores për organizimin e zgjedhjeve në universitet.

Të fundit